Site icon

Formacioni i mundshëm i Milanit/ Asnjë dilemë, në fushë të njëjtit që mundën Napolin në kampionat

Përveç lojtarëve si Adli, Vranks, Tatarushanu e Ibrës së dëmtuar, Pioli i ka të gjithë lojtarët të gatshëm për ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Napolit.

Edhe Kalulu ka kapërcyer problemin në pulpë e sot ka shumë mundësi të grumbullohet. Për zgjedhjet e tjera, Pioli ka liri vendimi e duket se skema për sot është përcaktuar. Në portë do të luajë Menja, teksa para tij do të veprojnë Hernandez, Kalabria dhe Tomori me Kjaerin, që rikthehet në formacion pas pushimit ndaj Empolit në kampionat.

Mesfusha në duart e Kruniçit dhe Tonalit, teksa Benaser do të bëjë fantazistin “shkatërrues” duke formuar me Leaon dhe Diazin treshen pas shpinës së Zhirusë, i cili do të jetë terminali ofensiv i “djallit”. Praktikisht asnjë dilemë për Piolin që dukshëm do të rreshtojë skuadrën, e cila mundi Napolin në “Maradona” dhjetë ditë më parë.

Exit mobile version