Site icon

Foto: Dashnori i radhës i Valbona Selimllarit emërohet nga Rama prefekt i Korçës

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Edi Rama firmosi emërimin e Nertil Jole prefekt të qarkut të Korçës.

Më shumë se sa për spikatje në ndonjë fushë të veçantë apo karrierë të sukseshme, Prapaskena mëson se Nertil Jole njihet si bandilli i radhës i ish Miss Albania Valbona Selimllari, e cila është edhe këshilltare e Erion Veliajt

Pas një historie të gjatë dhe dramatike me një gazetar të njohur, Valbona Selimllari nuk dihet se si arriti të fuste në lak djaloshin, Nertil Jole, me të cilin po kalon një romancë të zjarrtë.

Prapaskena mëson se Jole është më shumë se një dekadë më i vogël se sa ish missi, por dashuria thonë se nuk njeh mosh, norma dhe ligjësi.

Mbetet për t’u parë nëse Jole do të jetë bandilli i radhës apo i fundit për Selimllarin.

Ndërkaq, Selimllari është bosja kryesore që po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës për rritjen e çmimit të vajit.

Selimllari është aksionere kryesore e kompanisë së vajit PDF.

Kompania, sot më e madhja në vend, mbulon 24 % të tregut, edhe pse është themeluar në vitin 2018.

Selimllari dyshohet se ka arritur një pazar me tregtarët e tjerë duke fiksuar rritjen e çmimit të vajit në kurriz të qytetarëve.

Selimllari ka një lidhje të gjatë me vajin.

Ajo ka qenë imazh i kompanisë më të madhe të vajit Olim, ku krijoi edhe një lidhje me pronarin Artan Mene, i cili është edhe pronar i City Park dhe Deka. Mene besohet se është babai i tre fëmijëve të Selimllarit.

Exit mobile version