Site icon

FOTO/ E motra e Ronaldos sulmon Ten Hagun: Shkarkimi në janar, tepër vonë!

Nuk ka paqe për Erik ten Hagun. Trajneri i Mançester Junajtidit ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes për shkak të Kristiano Ronaldos.

Këtë herë, tekniku holandez është sulmuar në rrjetet sociale nga motra e kampionit portugez, e cila e ka akuzuar pa asnjë diplomaci se është bërë një barrë në “Old Trafford” që po pengon karrierën e vëllait të saj në Mançester.

Ajo që nxiti reagimin e Elma Aveiros ishte vendimi i trajnerit për ta zëvendësuar 37-vjeçarin në ndeshjen e fundit kundër Njukasëllit.

Një ndërrim që nuk i pëlqeu aspak portugezit dhe e tregoi që në fushë me reagimin e tij. Në një status në “Instagram” ku shkruhej “Nëse vazhdon kështu, do ta ketë të vështirë të mbërrijë deri në janar”, Elma Aveiro shkruante: “Do të ishte vonë”, duke kërkuar shkarkimin e ishtrajnerit të Ajaksit përpara se të mbërrijë viti i ri.Në Premier Ligë, Kristiano Ronaldo ka nisur si titullar vetëm 2 nga 8 ndeshjet në të cilat është aktivizuar. Derbin kundër Sitit e pa nga stoli, ndërsa ndaj Njukasëllit, në ndeshjen e fundit, ishte në hije dhe bëri një tjetër paraqitje zhgënjyese.

Exit mobile version