Site icon

(FOTO) Identifikohen dhe 3 viktima të tjera nga tragjedia në Tetovë

Janë identifikuar dhe tre viktima të tjera nga zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në spitalin Covid-19 në Kosovë.

Bëhet fjalë për babë e bir, ky i fundit invalid nga fshati Siniçan i Tetovës. Një tjetër person që humbi jetën në këtë ngjarje tragjike është Ferdi Shaqiri, me profesion mjek, i cili ndodhej i shtruar në këtë spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Spitali Modular në të cilin po trajtoheshin pacientët me Covid-19, u përfshi nga zjarri. 14 pacientë humbën jetën ndërsa mbetën të plagosur 12 të tjerë. Autoriteet në Maqedoninë e Veriut kanë filluar menjëherë hetimet lidhur me ngjarjen tragjike.

Exit mobile version