Interi është pa portier pasi ka shitur Onanën te Mançester Junajtid dhe dëshira e madhe e merkatos së verës është Jan Somer. Portieri zviceran nuk ka minuta të mjaftueshme me Bajernin dhe kërkon një aventurë të re, por palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për një transferim të mundshëm.
Së fundmi, portieri Somer ka mbërritur në Tokio, aty ku ndodhet edhe Interi. Gardiani është pjesë e skuadrës së Bajernit dhe bavarezët do të kthejnë fazën përgatitore në Japoni së bashku me zikaltërit e Interit.
Pavarësisht se e ardhmja e portierit është ende e paqartë, trajneri Tuhel ka kërkuar që ta ketë në dispozicion në Japoni. Tashmë, mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë në një marrëveshje gjatë kohës që janë në Japoni apo do të presin për t’u rikthyer në Europë.

