Site icon

Frika nga emigrantët, Polonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Bjellorusinë

Polonia blindoi kufijtë me Bjellorusinë, për të frenuar hyrjen e emigranteve përballë valës se re të tyre.

Projekti i ideuar para dy javësh u finalizua me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në këto zona u dislokuan forca të shumta policore dhe mjete të blinduara, të cilat sipas aktivistëve mund të pengojnë ndihmat humanitare ndaj emigrantëve që kanë ngecur aty.

Një vendim i tillë drastik merret për herë të parë që nga rënia e komunizmit.

Autoritetet kufizojnë lëvizjet e njerëzve për 30 ditë në këtë brez kufitar të rrethuar me një gardh me tela me gjemba.

Polonia ashtu dhe Bashkimi Evropian akuzojnë presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, se inkurajon emigrimin.

Exit mobile version