Albert Tjaland, i njohur ndryshe si kushëriri i sulmuesit të Mançester Sitit, Erling Haland po çmend rrjetin me një gol të realizuar!
18-vjeçari norvegjez i ekipit të Moldes ka realizuar një eurogol nga mesfusha duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.
Një goditje e menjëhershme ku talenti 18-vjeçar ka parë daljen jo të mirë të portierit kundërshtar dhe ka goditur topin drejt portës pa e menduar dy herë.
Mesa duket familja Haland, e ka në gjak futbollin dhe golat e realizuar në mënyrë spektakolare.