Site icon

Futbollisti i Juventusit gati të rinovojë, ul edhe pagën për “Zonjën e Vjetër”

Mes Adrien Rabiosë dhe Juventusit papritur ka shpërthyer dashuria.

Edhe pse deri një muaj më parë dukej e sigurt se palët duhet t’i thoshin lamtumirë njëri-tjetrit, në fund të këtij sezoni, apo pse jo që në dritaren e transferimeve të dimrit, “TuttoSport” garanton se tashmë mesfushori është gati që të bëjë sakrifica të mëdha për “Zonjën e Vjetër”.

Roli i ri që i ka gjetur trajneri Alegri duket se e ka ekzaltuar Rabionë, i cili për kontratën e re është gati që të pranojë edhe kushtet e klubit për të ulur pagën, duke kaluar nga 7 milionë eurot neto (plus 2 bonuse), në 5.5 në sezon plus bonuse, për të paktën deri në vitin 2025.

Ky vendim duket një hap besnikërie për t’u vlerësuar nga Rabio ndaj Juventusit, pasi pakkush në një merkato kaq të shfrenuar pranon së fundmi që të ulë rrogën e tij për të mirën e klubit.

Exit mobile version