Site icon

Galiani: Ngjitja e Monzës në Serinë A, më emocionuese se 5 Champions me Milanin

Adriano Galliani attends the Second Edition Of 'The Festival Of Sport' In Trento'Il Festival dello Sport' in Trento, Italy, on 11 October 2019. From 10 to 13 October 2019 the second edition of the Festival of Sport, which will have a national and international dimension, thanks to the caliber of the expected guests and the topics covered. The organizers are the first Italian sports daily, La Gazzetta dello Sport, and Trentino. (Photo by Massimo Bertolini/NurPhoto via Getty Images)

Shefi ekzekutiv i Monza-s, Adriano Galiani ka deklaruar se emocioni më i madh që ka përjetuar ka qenë ngjitja e klubit në Serinë A. Gjatë festimeve të Krishtlindjeve bardhekuq në sallën sportive të kryeqytetit Brianza, Galiani ka zbuluar se nuk është ndjerë aq i lumtur edhe kur fitoi 5 Champions me Milanin.“Në orën 23:12 të datës 29 maj po qaja, në fund të play-off-it të promovimit në Piza, sepse një ëndërr që ndoqa si fëmijë u realizua, ajo e Monzës në Serinë A, 110 vjet pas themelimit të saj. Kam qenë një tifoz i madh i Monzas që kur kam qenë 5 vjeç, kam lindur këtu dhe kam qenë menaxher i klubit para se të mbërrija në Milan. Një nga gjërat që bëra më së miri nga të gjitha ishte të bëja president Silvio Berluskonin, një tifoz i madh i Monzas. Pa të nuk do të ishte e mundur të arriheshin të gjitha këto. Ashtu si nuk do të ishte e mundur të ngriheshin ato 5 Kupat e Kampionëve”, deklaroi Galiani.

Exit mobile version