Site icon

“Gjendja për ditëlindje…”/ Jennifer Lopez e pret 54-vjetorin e lindjes duke kërcyer mbi tavolinë

Aktorja e këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ndau disa fotografi në profilin e saj në “Instagram” nga ditëlindja e 54.Në pozat në fjalë, ylli i muzikës shfaqet duke kërcyer në një tavolinë me një fustan të argjendi përpara se të vishte një palë bikini.

“Gjendja për ditëlindje…gjithë muajin!”, ka shkruar nëna e dy fëmijëve bashkëngjitur me fotot e saj.

Këngëtarja e “Let’s Get Loud” ditëlindja e së cilës ishte të hënën, kërceu mbi një tavolinë ndërsa të ftuarit duartrokisnin së bashku.Nga ana tjetër, miqtë dhe fansat i bënë urime të shumta për këtë përvjetor të lindjes, si një nga yjet më të mëdhenj në tregun ndërkombëtar.

Exit mobile version