Rinovimi i Manuel Nojer deri në vitin 2025 u mendua se do qetësonte bordin e Bajernit rreth portës, por lajme të reja po dalin në horizont. Nga Italia raportohet se kampionët e Bundesligës i kanë premtuar pagë më të lartë gardianit Majk Menja, me qëllim që të mos zgjasë kontratën ekzistuese me Milanin.
Portieri francez është i lidhur me skuadrën e Piolit deri në viti 2026, por kuqezinjtë duan ta blindojnë. Nga kahu tjetër Hënes kërkon pasues të denjë në katërkëndësh dhe Nojer vështirë të vijojë përtej zgjatjes së fundit.
45 mln euro e vlerëson kartonin e 28- vjeçarit transalpinas, medium ekspert i “transfermarkt”, kuotë më se e “përtypshme” nga kampi i bavarezëve, të cilët e demonstruan verën e shkuar se çfarë janë në gjendje të realizojnë në treg.

