Site icon

Gjykata injoron dhunën ndaj 4 policëve të “Shqiponjave” liron nga qelia djalin e humoristit Ismet Drishti

Gjykata injoron dhunën ndaj 4 policëve të “Shqiponjave” liron nga qelia djalin
e humoristit Ismet Drishti

Elton Qyno

Tre ditë pasi efektivët e forcës së posaçme “Shqiponja” arrestoi, Agim Drishtin, djalin e humoristit Ismet Drishti, gjykata e Tiranës, ka vendosur sot të lirojë të riun, duke caktuar masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur pranë policisë gjyqësore”.
Vendimi për lirimin e Drishtit është marë pasditen e sotme nga gjyqtari Altin Abdiu, i cili gjatë seancës gjyqësore injoroi kërkesën e prokurorit Dritan Nushi, për caktimin e masës së “arrestit në burg” për Drishtin.
Ndërkohë prokuroria e Tiranës pritet që në ditët në vijim sapo të njihet me vendimin e argumentuar, të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, ku do kërkojë masën e “arrestit në burg” për Drishtin.
Drishti, në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka goditur me grushta e shkelma efektivët e patrullës “Shqiponja”, të cilët ishin duke kryer veprime verifikuese ndaj tij.
Si pasojë e goditjes me grushta të 4 punonjësve të policisë, Drishti është arrestuar në kushtet e flagrancës. Ndërsa 4 efektivët e policisë së skuadrës “Shqiponja”, kanë kallëzuar penalisht Agim Drishtin për akuzën e “Kundërshtimit me forcë gjatë ushtrimit të detyrës” dhe “Goditjes për shkak të detyrës”.
Avokati mbrojtës i Drishtit, Marash Ibraj, i tha gjykatës se ishin policët që kishin dhunuar dhe ofenduar të riun, ndërsa pretendoi për një masë të butë sigurimi.
Ky nuk është rasti i vetëm që Agim Drishti, krijon situata të tilla, pasi në policinë dhe prokurorinë e Tiranës, ka dhe kallëzime të tjera kundër këtij personi.
Disa kohë më parë objekt i dhunës fizike, u bë edhe Ismet Drishti, babai i të arrestuarit Agim Drishti, i cili u rrah në zonën e Yzberisht, nga disa të rinj të lagjes ku ai banon.

Exit mobile version