Site icon

Goditet grupi shqiptar që drejtonte trafikun e drogës në Malaga, policia spanjolle shkatërron “shtëpitë e barit”, arrestohen 15 persona

Një grup shqiptar që merrej me trafikun e drogës është goditur ditën e sotme nga autoritetet spanjolle. Në pranga janë vënë 15 persona.

Mediat bëjnë me dije se banda që drejtohej nga shqiptarë kishte ngritur disa shtëpi bari në Malaga. Gjatë operacionit të koduar “Kultur-Romina” u arrit në përfundimin se drejtuesit shqiptarë kishin hartuar sistemin për funksionim e trafikut të drogës.

Hetimet kishin nisur në Maj të vitit 2021 kur agjentët gjetën një shtëpi bari në Coin dhe kështu nisi puna për kapjen e trafikantëve.

Gjatë punës, grupi hetimor kuptoi se kjo organizatë kishte edhe pika të tjera për rritjen e marijuanës në ambiente të mbyllura.

Pas disa muajsh hetime u konstatuan 6 shtëpi të tjera bari me të njëjtat struktura në Mijas, Alhaurín de la Torre, Marbella dhe Fuengirola që përdoreshin gjithashtu nga ky grupi kriminal.

Njëra prej shtëpive përdorej për tharjen e marijuanës që kultivohej në godinat e tjera.

Gjatë operacionit u sekuestruan 127 lëndë narkotike gati për t’u shitur, 3696 bimë marijuanë si dhe 6000 mijë euro, tre makina dhe 1 detektor i sistemit GPS.

Exit mobile version