Tani është vetëm çështje orësh: Samuel Çukvueze po vjen dhe Milani është gati ta mirëpresë. Pasi u arrit përfundimisht marrëveshja mes klubeve mbrëmjen e djeshme, nigeriani mori lejen nga Vijarreali për të udhëtuar drejt Italisë. Nigeriani do të mbërrijë në Milano sot rreth orës 13:00, në mënyrë që të kryejë testet mjekësore të mërkurën dhe të nënshkruajë një kontratë të re me kuqezinjtë me vlerë 4 milionë euro në sezon për 5 vjet.
Për shkak të afateve jo aq të shkurtra kohore në lidhje me vizën amerikane dhe lejen e punës në Shtetet e Bashkuara, siç bën të ditur klubi kuqezi, ai nuk do të fluturojë për të takuar shokët e rinj përtej oqeanit dhe do të qëndrojë të stërvitet në Milanello deri më 4 gusht kur Milani të kthehet në Milano. Pas kësaj goditjeje, Stefano Pioli do të ketë organikën për sezonin 2023-24 thuajse të kompletuar dhe detyra e drejtuesve, tashmë shumë aktive në këtë kuptim, do të jetë të zvogëlojnë një organi e cila tashmë është vërtet shumë e zgjeruar. Një anësor driblues me një ecuri të mirë, 24-vjeçari Çukvueze po largohet nga Spanja pas 37 golave në 201 ndeshje. Në vitin 2021 fitoi Ligën e Europës, ndërsa vitin e kaluar shënoi 13 gola në të gjitha turnet. Ishte sezoni më i mirë i karrierës së tij dhe i zbukuruar me 11 asiste. Tani ai është gati për Serie A. Milani luan në Amerikë dy miqësore luksi ndaj Juventusit dhe Barcelonës.
HISTORIA E ÇUKVUEZEZ – Samuel Çukvueze mbërriti te Vijareali në vitin 2017 pasi kishte fituar kampionatin botëror për 17-vjeçarë me Nigerinë. I blerë nga “Diamond Football Academy” për 500 mijë euro, ai e kaloi sezonin e parë në Spanjë në ekipin e të rinvje. Falë 13 golave dhe 11 asiste, vitin e kaluar u shpall afrikani më i mirë në kampionatin iberik. Anësor i djathtë, ai shquhet për driblimet e suksesshme në duelet një kundër një dhe përdorimin e topit në hapësirë të reduktuara. Preferon të godasë më të majtën ndaj ka tendencën të kalojë në qendër për të goditur. Kjo është edhe arsyeja që e kanë cilësuar si “Robeni i Nigerisë”. Çukvueze është i përshtatshëm për skemën 4-3-3, por mund të bëjë edhe fantazistin në 4-2-3-1. Mik i ngushtë me Viktor Osimhenin e Napolit, ai do të ketë mundësi ta sfidojë në Serinë A. Anësori i ri i “djallit” ndiqet nga 1.1 milionë njerëz në “Instagram” ku fotot e postuara janë të lidhura me karrierën (klube dhe kombëtare), por edhe makinat sportive të cilat janë pasioni i tij përveç topit të futbollit.

