Site icon

Goditje e rëndë për Romën dhe Argjentinën/ Penalltia e mallkuar, Dibala rrezikon Botërorin e Katarit (VIDEO)

“Paulo Dibala nuk ka gjasa që të rikthehet përpara vitit 2023”, kështu deklaroi trajneri Zhoze Murinjo në përfundim të fitores së Romës 2-1 kundër Leçes në “Olimpiko”

Kështu fantazisti është në dyshim edhe për Botërorin e Katarit, i cili fillon më 20 nëntor. “Joya” u dëmtua në momentin më të mirë, pasi kishte pesë ndeshje radhazi që shënonte.

Po ashtu edhe dje me Leçen, pasi Smolling zhbllokoi takimin që në minutën e 6-të dhe Strefeca barazoi për Leçen, ishte Dibala që ktheu avantazhin me anë të një penalltie.

Por kjo penallti e kthyer në gol, i solli edhe dëmtimin muskulor autorit të 5 golave me fanellën e Romës, i cili u zëvendësua menjëherë nga Murinjo.

Pak minuta pati edhe për Marash Kumbullën që u aktivizua në të 88-ën.

Exit mobile version