Sulmuesi Mërgim Berisha i ka dhënë fitoren Augsburgut përballë Borusia Mynshengladbah.Në minutën e 82-të të ndeshjes, shqiptari realizoi një supergol me thembër duke i dhënë ekipit të tij një 3 pikësh shumë të vlefshëm.
Gjatë këtij sezoni Berisha është aktivizuar në 11 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe dhënë 4 asiste.
Augsburgu pozicionohet në vendin e 14-të me 18 pikë në klasifikimin e Bundesligës gjermane.

