Site icon

Gol spektakolar në minutën e 92-të, Nedim Bajrami bën heroin te Sasuolo dhe feston si… Dibala

Mesfushori Nedim Bajrami ka bërë heroi në minutën 90+2’ me Sasuolon në duelin ndaj Kremonezes, teksa shënoi golin e tretë në trimfin 3-2 që skuadra e tij arriti në frymën e fundit.24-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 68-të, ndërkohë që në minutën e dytë të shtesës, pas një asisti mjaft të bukur të Lauriente, goditi fluturimthi brenda zonës duke mposhtur portierin Karneseki. Pas shënimit të golit, Bajrami ka festuar në stilin “alla Dibala”. Me këtë realizim, shqiptari duket se ka fituar zemrat e tifozëve të Sasuolos.Ky ishte realizimi i parë me fanellën e klubit të ri, për mesfushorin e Kombëtares, që u transferua në merkaton e janarit nga Empoli te Sasuolo.

Exit mobile version