Site icon

Gola, penallti dhe kaos, kryeqyteti mbetet përsëri i kuq pas derbit! Partizani fiton dhe kap Tiranën në kreun e renditjes

Partizani fiton 2-0 derbin ndaj Tiranës dhe kap bardheblutë në majën e klasifikimit të Superiores.Të kuqtë kanë triumfuar në një sfidë ku ndodhi gjithçka, në fushë dhe në tribuna. Gola të anuluar dhe të shënuar, penallti të anuluara dhe të pritura, e në fund nga një gol në secilën pjesë loje që vendosi një sfidë shumë të ndezur.

Tani të kuqtë duket se marrin frymë më të qetë pas kritikave të Kupës, kurse Tirana humbi një avantazh që kishte krijuar në rrugëtimin e titullit, që duket se do të vendoset nga përmbysjet e njëpasnjëshëm të situatave në javët në vijim.

Exit mobile version