Site icon

Goli i debutuesit Retegui nuk mjafton, Anglia thyen “makthin” italian dhe feston në Napoli

Anglia “thyen” makthin e ndeshjeve pa fitore ndaj Italisë, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi me rezultatin 1-2 në Napoli, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.“3 Luanët” ishin dominues në pjesën e parë duke shënuar 2 herë me Rajs dhe Kejn në minutën e 13 dhe 44, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për Italinë, që arriti të ngushtonte shifrat me debutuesin Retegui, por vetëm kaq, pasi në fund ishte skuadra e Sauthgejt që festoi.Vlen të theksohet fakti se Itali dhe Anglia bëjnë pjesën në grupin C së bashku me Maqedoninë e Veriut, Ukrainën dhe Maltën.

Exit mobile version