Policia e Stambollit, ka arrestuar në 14 janar 2022, Fatime Reçin,nga qyteti i Laçit, pasi rreth barkut të saj kishte futur, një çantë të mbushur me bizhuteri floriri dhe argjendi, që kapin shifrën e qindra mijëra eurove.
Mësohet se Fatime Reçi, rezulton të jetë kunata e Xhelal Reçit, i cili mbeti i vrarë nga persona ende të paidentifikuar, në 1 nëntor të vitit 2021 në Kurbin. Rreçi, mësohet të jetë dhe vjehra e një personazhi tjetër të botës së krimit, që kohët e fundit është përfolur për lirimin e dyshimtë nga burgu.
Gruaja nga Laçi, që zotëron një dyqan floriri në këtë qytet dhe një në Tiranë, të hapur në 30 Tetor 2020, kishte udhëtuar nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Stambollit në Turqi. Reçi, kishte vetëm një çantë dore me vehte ndëra rreth barkut të saj, kishte fshehur një çantë tjetër me qëllim shmangien e kontrolleve të policisë dhe monitorimit të skanerave.
E habitshme është se si ka mundur të kalojë, Fatime Reçi, sasinë e floririt dhe argjendit në pikën e kontrollit në Rinas. Pamjet filmike të transmetuara nga policia Turke, tregojnë, Fatime Reçin, teksa përpiqet të kontrabandojë nga Shqipëria në drejtim të Turqisë, sasinë e konsiderueshme të bizhuterive, orave të ndryshme, monedhave të florinjta dhe dhjetëra unazave dhe varësve të shtrenjta.
Malli me vlerë, nuk kishte asnjë dokument shoqërues, ndërsa janë ngritur dyshime të forta se floriri dhe argjendi, ishin të vjedhura në zona të ndryshme të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë nga një grup grabitësish nga qyteti i Laçit.
Reçi, në këtë rast me sa duket ka shërbyer si “korriere” e këtij grupi, me qëllim transportimin e sasisë së florit deri në destinancionin e kërkuar. Policia e aeroportit ndoqi gruan që dyshonin për veprimet e pakuptimta të saj gjatë procesit të skanimit.
Më pas policia e ndaloi gruan dhe e kontrolloi atë dhe valixhen e saj. Por kur në valixhe nuk u gjend asgjë e jashtëligjshme, policia konstatoi se Reçi kishte vendosur një çantë të veçantë në bark poshtë rrobave, duke lënë përshtypjen e kërthizës.
Nga çanta e kontrolluar, rezultoi se aty ishin 3 kilogramë 117 gram flori, me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira. Kjo sasi ishte e ndarë në 14 ora dore me vlerë tregu 565 mijë lira për marka të ndryshme. 588 gramë bizhuteri ari të përbërë nga gjerdan unaza dhe vathë me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira. 73 bizhuteri ari gjithsej 104 gramë ari në pesha të ndryshme, në formën e 817 gramë monedha në përmasa dhe pesha të ndryshme. Dhe 8 shufra të vogla, me vlerë tregu rreth 83 mijë e 400 lira, u sekuestruan.
Materialet e sekuestruara
1) 14 ora dore ari
2) 588 gramë unaza ari
3) 73 bizhuteri ari
4) 8 shufra ari

