Site icon

GRUPI B&D/ Bryzhi vazhdon të surprizojë, mposht dhe Atletikon. Porto ja del me Leverkusenin. Nuk ka gola në Frankfurt (VIDEO)

Klub Bryzhi ishte surpriza e mbrëmjes së sotme, duke mundur dhe Atletikon në shtëpi, në grupin B.

Kjo është fitorja e tretë radhazi për kampionët e Belgjikës, të cilët pasi mundën Leverkusenin dhe Porton, ja dolën dhe kundër skuadrës së Simeones, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Në ndeshjen tjetër të grupi, Porto ja doli përballë Leverkusenit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në shtëpi.

Për sa i përket grupit D, ndeshja e fundit në këtë grup mes Frankfurtit dhe Totenhemit u mbyll në një barazim pa gola.

Exit mobile version