Juventusi është matematikisht jashtë Ligës së Kampionëve, pas disfatës 4-3 nga Benfika në Portugali.
Portugezët e dominuan takimin, teksa në minutat e fundit bardhezinjtë tentuan të reagonin duke shënuar dy herë dhe duke rihapur takimin, por që nuk vlejti për asgjë. Kështu skuadra e Alegrit është jashtë Ligës së Kampionëve dhe nuk e ka të sigurt as vendin në Ligën e Europës.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, PSG-ja arriti një fitore spektakolare 7-2 kundër Makabi Haifës.

