Site icon

Guardiola e do në skuadër, Mançester Siti bën gati ofertën për mesfushorin e Çelsit

Db Londra (Inghilterra) 05/10/2022 - Champions League / Chelsea-Milan / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: Ismael Bennacer-Mateo Kovacic

Mançester Siti është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Çelsit, Mateo Kovaçiç, i cili hyn në 12 muajt e fundit të kontratës së tij në “Stamford Bridge” në fund të sezonit. Kroati është bërë një pjesë e rëndësishme e bluve të Londrës, që kur u transferua nga Reali i Madridit në vitin 2018.28-vjeçari ka regjistruar 207 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Por ndryshimet e shumta që ka bërë pronari Tod Bohli në merkato këtë sezon, e bëjnë të pasigurt edhe të ardhmen e Kovaçiçit në Londër.

Dhe sipas “The Telegraph”, kampionët e Anglisë janë gati që të përfitojnë. Pep Guardiola e admiron lojtarin dhe me të ardhmen e Gyndoanit, por edhe të Kalvin-Filipsit në dyshim, “Qytetarët” e kanë vendosur emrin e Kovaçiçit në listën e dëshirave për merkaton e verës. Por ata janë duke ndjekur njëkohësisht me interes edhe situatën e Bellingamit te Dortmundi.

Exit mobile version