Site icon

Guardiola konfirmon transferimin që thyen rekordin e Meguajërit: Sa mbiemër të bukur që ka

Josko Gvardiol mund të konsiderohet lojtari më i ri i Mançester Sitit. Pas një kalvari të gjatë negociatash, palët më në fund kanë arritur akordin dhe mbrojtësi do të largohet nga Lajpcigu për të firmosur me Mançester Sitin për 90 milionë euro.

Me këtë transferim, Gvardiol bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë duke thyer edhe rekordin e Herri Meguajër. I pyetur nga gazetarët për këtë transferim, Pep Guardiola u shpreh i lumtur duke bërë edhe shaka me mbiemrin e lojtarit që ngjason shumë me të trajnerit.

“Gvardiol po bën testet mjekësore dhe shpresojmë ta mbyllim shpejt, orët ose ditët në vazhdim. Sa mbiemër të bukur që ka. Nuk mendoj se janë shumë 6 mbrojtësa sepse kemi kampionat të gjatë”, u shpreh Guaridola.

Exit mobile version