Site icon

Hakmarrja” e Putinit/ Kush ishin 9 personat e tjerë që humbën jetën bashkë me kreun e grupit Wagner në Moskë

Autoriteti i Aviacionit Civil Rus ka konfirmuar se shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin ishte në mesin e 10 personave që ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar pasditen e së mërkurës në veri të Moskës.Më herët mediat e huaja raportuan se të gjithë personat e ndodhur në bord kishin vdekur. Pak më parë, një kanal në telegram që besohet të jetë i lidhur me grupin Wagner tha se Yevgeny Prigozhin ka vdekur. Grey Zone shkroi se ai ishte “vrarë si rezultat i veprimeve të tradhtarëve të Rusisë”.Kreu i Grupit Wagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij – Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë. Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri. Lavdi Rusisë., shkroi Grey Zone në Telegram.Agjencia Federale e Transportit Ajror ka publikuar listën e pasagjerëve në bordin e avionit të rrëzuar:Në bord raportohet se ishin: Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Grupit Wagner, Dmitry Utkin, bashkëthemelues, Sergej Propustin, Yevgeny Makaryan, Alexander Totmin, Valeriy Chekalov dhe Nikolai Matuseev.

Anëtarët e ekuipazhit ishin: Aleksei Levshin, komandant, Rustam Karimov, bashkë-pilot dhe Kristina Raspopova, stjuardesë.

Përplasja e avionit erdhi pak muaj pasi ai e nisi Wagnerin në një marshim drejt Moskës, duke synuar të largimin e Putinit nga pushteti.

Exit mobile version