Site icon

Hamilton te Ferrari”, legjenda e Formula 1 këshillon britanikun: Të gjithë duan të garojnë aty

Luis Hamilton nuk po kalon një formë të mirë me Mercedesin as këtë sezon, me britanikun që duket se e ka të vështirë të jetë pretendent për t’u shpallur kampion Bote.

Pozicioni i tij te Mercedesi duket se është lëkundur tej mase shumë, me drejtuesit e skuderisë gjermane që nuk i besojnë më 38-vjeçarit.

Kështu, legjenda e Formula 1, Gerhard Berger, ka zgjedhur që ta këshillojë britanikun, duke i sugjeruar një kalim te Ferrari.

Në një intervistë për “Marca”, ai tha: “Nëse Luis nuk ka një makinë konkurruese te Mercedesi dhe nëse dyert e Red Bullit janë të mbyllura, atëherë përse nuk provon Ferrarin? Ndoshta ai mund t’i rregullojë problemet që ata kanë. Të gjithë pilotët duan që të paktën një herë në jetën e tyre të garojnë për Ferrarin. Gati të gjithë pilotët më të mirë në histori kanë qenë atje. Ajrton Sena nuk shkoi sepse e dinte që atje nuk do të fitonte asgjë. Ndoshta e njëjta gjë po ndodh dhe me Luis”.

Kujtojmë që Ferrari ka bërë një start skandaloz të këtij sezoni, ku pas tre garash kanë grumbulluar gjithsej 26 pikë.

Exit mobile version