Site icon

“Harroje! Ai ka 200 avokatë. Do të të varros”, Donald Trump merret në pyetje pas akuzave për përdhunimin e gazetares

Ish presidenti amerikan Donald Trump është thirrur për të dëshmuar mbi padinë e ngritur nga një gazetare për përdhunimin e saj.

Bëhet fjalë për Jean Carroll, një kolumniste e revistën së grave Elle, e cila pohon se incidenti ndodhi në mesin e viteve 1990, sipas BBC.

Trump hodhi poshtë pretendimet e saj në qershor 2019, duke e akuzuar për gënjeshtra dhe më pas ngriti një padi për shpifje kundër tij. Avokati i Carroll nuk dha detaje mbi atë që argumentoi Trump.

“Ne jemi të kënaqur që në emër të klientes tonë E. Jean Carroll arritëm të merrnim dëshminë e Donald Trump,” tha një zëdhënës i firmës ligjore Kaplan Hecker & Fink. “Nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej”, shtoi ai.

Nga ana e saj, avokatja e Trump, Alina Haba, tha në një deklaratë: “Siç kemi thënë prej disa kohësh, klienti im ishte i kënaqur që gjërat  shkuan në vendin e duhur.

Ky rast nuk është gjë tjetër veçse një komplot politik si shumë të tjerë në listën e gjatë të gjuetisë së shtrigave kundër Donald Trump”.

Mbetet e paqartë se çfarë tha Trump në dëshminë e tij. Carroll pohoi në një artikull të vitit 2019 në revistën Neë York se ajo u takua rastësisht me Trump në fund të vitit 1995 ose në fillim të vitit 1996 në dyqanin Bergdorf Goodman dhe po e ndihmonte të zgjidhte një dhuratë ku më pas ai e përdhunoi.

Në atë kohë, tha ai, ai ishte 52 vjeç dhe Trump ishte në të 50-at dhe i martuar me Marla Maples. Më shumë se një duzinë grash kanë akuzuar Trump për ngacmim seksual, të cilin ai e ka mohuar.

Muajin e kaluar, avokatët e Carroll thanë se klienti i tyre planifikon të ngrejë një padi të re më 24 nëntor kundër Trump, sipas një ligji të ri që lejon viktimat e sulmeve seksuale të ngrenë padi.

Kujtojmë se në atë kohë, zonja Carroll tha gjithashtu se ajo u tha dy miqve për incidentin. Njëri e këshilloi të shkonte në polici, por tjetri e paralajmëroi të heshtë, duke i thënë: “Harroje! Ai ka 200 avokatë. Do të të varros”.

Exit mobile version