Site icon

Hije trukimi për Benfikën, “bleu” biletën në Champions

ërish hije skandali rreth Benfikës. Klubi portugez, i cili është në qendër të një hetimi për shkak të dyshimeve për trukim të disa ndeshjeve të kampionatit, është rikthyer në qendër të kronikës për një episod në sezonin 2017-‘18.Sipas mediave lokale, po hetohet për mundësinë e një trukimi në javën e fundit të kampionatit, kur skuadra e drejtuar nga Rui Vitoria arriti në fund vendin e dytë, që vlen biletën në Champions, falë fitores 1-0 me penallti ndaj Moreirenses.

Me Porton kampione dhe Benfikën që luante gjithçka me rivalët e Sportingut, penalltia vendimtare erdhi në pjesën e dytë për një prekje të topit me dorë nga Semedo, i cili në fund të sezoni u ble nga Benfika për 2.5 mln euro, gjë që shkaktoi dyshime.

Exit mobile version