Ish-drejtori i Legalizimit në Sarandë, Laert Pasha, 41-vjeç, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK, është arrestuar me akuzën e korrupsionit. Një video denoncuese e publikuar në media ka faktuar se Pasha ka kërkuar 4 mijë euro për hipotekimin e një hoteli, ndërsa materialet policia e Sarandës ja ka referuar SPAK. 41-vjeçari, dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Pas këtij arrestimi, për vartësit e tij të korruptuar, publikut i ka kërkuar ndjesë drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame. Lame tha se ka shumë raste të tilla abuzimesh, ndërsa shtoi se qytetarët të ankohen kur kanë të drejtë, ose në drejtoritë rajonale, ose te ai në Tiranë.
Këto veprime korruptive, ish-drejtori i Legalizimit në Sarandë, Laert Pasha, 41-vjeç, i ka kryer me juristin e zyrës së Legalizimit në Sarandë, Kleo Kulla, i cili ka zvarritur me qëllime korruptive denoncuesin.
As drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame nuk ka marrë masa administrative për këtë person, i cili është në mënyrë të drejt-përdrejtë përgjegjësi kryesor i cili ka zvarritur legalizimin e objektit informal.
Dyshimet janë se në SPAK, ka ndikuar për mos arrestimin e gjobëvënësit Kleo Kulla , ish ministri i shëndetsisë Ilir Beqja i cili ka lidhje të ngushta familjare me këtë shtetas.
I përfshirë në veprime kriminale është dhe vëllai i Kleo Kullës, shtetasi Lefter Lefteri ose I quajtur ndryshe Pëzja i Sarandës.
Vëllai i Kleo Kullës ka dy emra dhe mbiemra, për të cilët do tju shkruajm në vijim, Emrat janë Hafëz Kullai dhe Lefter Lefteri.
Shtetasi Feim Kulla është I njohur për veprimet e tij të dyshuar korruptive, me inspektorët e IMT Sarandë të cilët aktualisht janë në kërkim, dhe kjo është e provuar me voideot përkatëse.
Pak kohë më parë shtetasi Feim Kulla vëllai i Kleo Kulla, ka qënë përfshirë në veprime kriminale me shefen e IMT Sarandë, Romina Pulaj e cila sot ndodhet pas hekurave të burgurt.
Shtetasi Feim Kulla, dhe nëpërmjet dashnorit të saj Martin Arapit,ka vepruar në mënyër të kundraligjshme duke kënaqur orekset kriminale të pashait të jugut Feim Kulla.

