Site icon

Holanda bën detyrën ndaj Katarit, e qetë drejt fazës me eliminim direkt si kryesuese e grupit

Holanda ka mundur me shifrat 2-0 Katarin në një ndeshje të dominuar lehtësisht duke e mbyllur Grupin A në vendin e parë e duke shkuar e qetë në fazën me eliminim direkt të turneut.Diferenca mes skuadrës së Van Gal dhe organizatorëve të turneut ishte shumë e dukshme. Ndaj që nga minuta e parë ishte ekipi holandez që kërkoi me çdo kush golin dhe fitoren në këtë sfidë. Ata kishin disa iniciativa me Depaj e Klasen, por ishte i zakonshmi Gakpo ai i cili u dha avantazhin “tulipanëve”.

Kjo ia bëri edhe më të thjeshtë punën skuadrës europiane që qarkulloi me qetësi topin duke pritur gabimin e radhës të vendasve të cilët krijuan hapësira në pjesën e dytë për t’i dhënë mundësinë edhe De Jong të tundte rrejtën. Kështu, u vulos një fitore 2-0 që çon Holandën qetësisht në turin tjetër të Kupës së Botës.

Exit mobile version