Site icon

Humbja e Napolit në shtëpi, reagon kapiteni i “axurrëve”: Luajtëm keq, por do të reagojmë

Xhovani di Lorenco, mbrojtësi dhe kapiteni i Napolit, pas humbjes ndaj Milanit, ka folur në “Radio Kiss Kiss Napoli”.Edhe 24 orë pas disfatës, zhgënjimi është i dukshëm fjalët e tij:

“Ndaj Milanit luajtëm në mënyrë shumë të dobët. Ishte një paraqitje e keqe, nuk e pamë Napolin e zakonshëm dhe tani me trajnerin do të rishikojmë gabimet për t’u përmirësuar në funksion të ndeshjes së radhës në të cilën do të duhet të tregojmë forcën tonë”.

Në fjalën e mbrojtësit nuk mund të mos përmendej edhe sfida e dyfishtë në Champions ku Milani dhe Napoli do të përballen për një vend në gjysmëfinale që për napolitanët do të ishte një tjetër faqe historie e shkruar me germa kapitale.

“Në Ligën e Kampionëve ka për të qenë diçka tjetër. Do të jenë dy sfida që do të nisin në mënyrë të barabartë dhe do të jetë ende e vështirë sepse e provuam në kurrizin tonë që Milani është një ekip i madh. Do të duhet të bëjmë më mirë për të arritur në gjysmëfinale”, përfundoi Di Lorenco.

Exit mobile version