Zbardhet identiteti i plotë i 38-vjeçarit të arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet të jetë autor i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Sipas burimeve zyrtare mëson se bëhet fjalë për Ardian Kolën i njohur për publikun si Dj Cherry, 38-vjeçari më datë 19 qershor në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

