Një foshnjë humbi jetën pasi u sulmua nga një “bandë” majmunësh, që ia rrëmbyen nënës së tij ndërsa ajo po e ushqente me gji.
Fëmija një muajsh ishte në krahët e nënës së tij jashtë shtëpisë së familjes në një fshat në Tanzani, kur ndodhi ngjarja e tmerrshme rreth orës 15:00, konfirmoi policia.
Shayima Said filloi të bërtiste nga tmerri ndërsa majmunët u larguan me Luhaiba-n e vogël në fshatin Mwamgongo.
“Fëmija ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë së tyre kur një grup majmunësh pushtuan shtëpinë dhe e morën atë,” tha kreu i policisë rajonale të Kigoma, James Manyama, raporton The Citizen.
“Ajo bërtiti për ndihmë dhe fqinjët nxituan në shtëpinë e saj për ta ndihmuar”
Ata arritën ta çlironin foshnjen e vogël nga duart e majmunëve.
“Por kur erdhën fqinjët ishte tepër vonë sepse foshnja ishte tashmë në duart e majmunëve dhe kur ata u përpoqën ta merrnin me forcë, foshnja u lëndua në kokë dhe në qafë”, tha polici.
Luhaiba fatkeqësisht vdiq në spital. Sipas policisë, incidente të ngjashme nuk janë të rralla në fshatrat si Mwamgongo që janë afër Parkut Kombëtar Gombe.

