Site icon

Incidentet e bujshme/ Ja liderët që kanë rënë pre e sulmeve në publik

Ngjarja që bëri bujë në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ish- Kryeministri Sali Berisha u godit me grusht nga një 31 vjeçar, nuk është e vetmja pasi sulme të tilla ku janë përfshirë politikanë, por jo vetëm, kanë ndodhur ndër vite.

I ngjashëm me rastin e liderit demokrat është edhe ai i Silvio Berlusconit. Më 13 dhjetor 2009, gjatë një mitingu në Piazza Duomo në Milano, Berlusconi u godit në fytyrë nga një personi që mbante në dorë një statujë të hekurt të katedrales së Milanos. Ngjarja ndodhi në momentin kur kryeministri italian po futej në makinë dhe po përshëndetej me mbështetësit e tij. Pas incidentit, Berlusconi u shfaq i gjakosur në fytyrë ndërsa personi që e qëlloi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Një incident tjetër u shënua më 13 maj 1981, ku Papa Gjon Pali II u plagos në sheshin “Shën Pjetri” Vatikan nga një shtetas turk. Më 14 dhjetor 2008, asokohe presidenti i SHBA, George Bush u qëllua me këpucë nga një gazetar në Irak, gjatë një konference për shtyp.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron ka rënë pre e sulmeve nga qytetarët. Shefi i Elize është goditur me shuplakë dy herë. Rasti i parë ndodhi më 9 qershor 2021 kur një burrë e goditi gjatë një vizite zyrtare në departamentin e Drome në Francën juglindore. Ndërsa rasti i dytë është më 22 nëntor të këtij viti, ku një grua e goditi me shuplakë teksa ishte duke takuar qytetarët në rrugët parisit.

Ngjarje të tilla kanë prekur jo vetëm politikën, por edhe botën e artit. Më 8 dhjetor të 1980 muzikanti britanik John Lennon u qëllua për vdekje nga një fans përpara se të hynte në banesën e tij në New York. 25-vjeçari që e goditi u cilësua nga mjekët si person me probleme të shëndetit mendor.

Exit mobile version