Site icon

Interi e ka nxjerrë ne merkato, gjiganti i Premier Ligës futet në garë për mbrojtësin e zikaltërve

Denzel Dumfris po konsiderohet me valixhe në duar gjatë gjithë kësaj periudhe, që kur Interi e ka nxjerrë në merkato dhe tentoi ta shiste edhe në atë të janarit. Por pas Çelsit që ngelet gjithmonë fansi kryesor i holandezit, në skenë ka dalë edhe një tjetër klub anglez.Arsenali ka shfaqur interesin e tij për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit dhe ndërsa ka kërkuar të marrë informacion, pritet të hidhet në sulm me hapjen e merkatos së verës.

Kartoni i mbrojtësit të djathtë vlerësohet me 40-50 milionë euro, shuma për të cilën Interi është gati ta lejojë të largohet duke marrë parasysh faktin që Dumfris pritet të jetë i sakrifikuari i verës për mbushjen e arkave.

Exit mobile version