Site icon

Interi “gjunjëzon” Benfikën në “Da Luz”, zikaltrit e Inzagit hedhin një hap të sigurt drejt… gjysmëfinales

Interi i Simone Inzagit  ka hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales së Champions-it, teksa “gjunjëzoi” me rezultatin 0-2 në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës, skuadrën e Benfikës.Zikaltrit i gjetën dy golat në pjesën e dytë, fillimisht me Nikolo Barelën dhe më pas me Romelu Lukakun që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në “San Siro”, Inter niset i qetë dhe me një këmbë në gjysmëfinalet e Champions League, teksa do i duhet vetëm të menaxhojë epërsinë e dy golave. Për sa i përket ndeshjes, italianët ishin dominues në pjesën më të madhe të duelit, duke e merituar plotësisht triumfin.

FT: BENFIKA – INTER 0-2

Barela 51′, Lukaku 82′ (p)

Exit mobile version