Site icon

Interi pranë goditjes së bujshme në merkato, ylli i Lacios kërkon ribashkimin me Inzagin

Esultanza Lazio dopo il gol di Sergej Milinkovic Savic Campionato Serie A 2021-2022 incontro SS Lazio v FC Internazionale allo stadio Olimpico di Roma. Bologna, 16 Ottobre 2021 © Marco Rosi / Fotonotizia

Sergej Milinkoviç-Saviç pritet të jetë edhe gjatë kësaj vere një nga temat më të nxehta të merkatos, mbi të gjitha për faktin që Lacio e ka nxjerrë zyrtarisht në merkato mesfushorin.

Kontrata e tij skadon në 30 qershor 2024 dhe Lotito është gati ta lërë të shkojë serbin për të mos e humbur me parametër zero dhe kërkon 30-35 milionë euro për ta lënë të shkojë. Pas Juventusit që e ndjek prej kohësh, në garë për 28-vjeçarin është futur edhe Interi, me Simone Inzagin që kërkon të ribashkohet me ish-lojtarin e tij.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, drejtuesit zikaltër kanë takuar tashmë agjentin e lojtarit, Matea Kezhman, që u ka komunikuar gatishmërinë e Milinkoviç-Saviçit për t’u veshur zikaltër.

Serbi duket se ka zgjedhur Interin si etapën e radhës së karrierës së tij dhe do të presë zhvillimin e negociatave mes klubeve, ashtu si do të kërkojë të dëgjojë edhe një propozim bindës të zikaltërve mbi kohëzgjatjen e kontratës dhe pagën që do t’i ofrojnë.

Exit mobile version