Site icon

Interpelanca për McGonigal, Rama përgjigjet për “14 herët”

Kryeminsitri Edi Rama jep sot përgjigje në inteperlancën për cështjen ‘McGonigal”. Ndërsa e konsideroi këtë mocion, si më absurdin në historinë e Kuvendit, Rama lexoi ‘14 herët’ që përmendet janë të sakta, apo fakt, por nuk ka asnjë krim apo implikim të tij.

“Përsëritet e përsëritet që kryeministri Rama është përmendur 14 herë në dosje, sikur po flitej për 14 akuza. Por ç’thuhej. Personi B ishte këshilltar jozyrtar i kryeministrit të Shqipërisë.

E vërtetë, Dorian Duçka, ka qenë këshilltari im në atë kohë. Hera e dytë, më 9 shtator Personi B takoi McGonigalin me Kryeministrin Rama. Shumë e saktë, është fakt. Pyetja është ku është krimi apo kompromentimi në kë fakt.

 

Hera e tretë. McGonigal paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të kishte kujdes nga lidhur me shoqëritë ruse. Ky është fakt, ish-shefi i kundërinteligjencës në Nju Jork më ka thënë që të jemi të kujdeshëm lidhur me shoqëritë ruse. Ku është kompromentimi apo krimi?

Hera e katërt. Edhe kjo është shumë e saktë, por çfarë krimi është dhënia apo marrja e dhuratave simbolike që shkëmbehen rëndom kur bëhe vizita. Në rastin konrekt, kur vizitova zyrtar e FBI-së më dhuroi një kapele. E ka edhe sot tek zyra ime.

Shefi i inteligjencës më tha të kisha kujdes nga kompanitë ruse që mund të përfshiheshin nga persona të tjerë. Edhe kjo është shumë e saktë. Por çfarë krimi është ky kur kur bëhen vizita bëhen shkëmbime dhuratash? Ai më dhuroi një kapele, e kam në zyrë.
Hera e pestë. Po lexoj aktakuzën. Të gjitha ato që thuhen atje janë të sakta, kjo nuk diskutohet.

Pas takimit të shtatorit, kemi pasur një marrëdhënie me shefin e FBI. Ku është krimi? Kompromentimi?
Hera e gjashtë. U takua me kryeministrin shqiptar. Pyetja mbetet, krimi dhe kompromentimi ku janë këtu? AKtakuza nuk flet për asnjë bisedë, aktakuza thotë këto që po lexoj unë.

Hera e shtatë, pika 34, faqja 8. McGonigal u takua me mua në 20 nëntor, ku është krimi dhe kompromentimi?
Hera e tetë, në nëntor. E vërteta është se shefi i FBI nuk ma ka thënë kurrë as unë nuk ia kam kërkuar, jo se më ka ardhur zor, por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të kryeministrit dhe zyrtarit të lartë.

Ku është krimi dhe kompromentimi? Këtu ushqehet një narrativë luçinante dhe qesharake mbi mënyrën si veprojnë shtetet. Sipas tyre, DASH është një byrektore që brumin e merr unë, okllain nga Carli, drutë nga personi A, tavën nga personi B nga Skrapari.

Exit mobile version