Site icon

Inzagi me sytë nga Euroderbi, ndaj vjen momenti i Asllanit për ndeshjen që vlen sa sezoni

Kristjan Asllani po merr pak nga pak minuta me fanellën e Interit dhe në javët e fundit, ka pasur edhe ndeshje në të cilat i ka nisur si titullar.

E mesa duket, tashmë është momenti që Asllani të luajë si titullar edhe një ndeshje të madhe në kampionat. Mediat italiane bëjnë me dije se mesfushori i Kombëtares mund ta nisë nga minuta e parë ndeshjen me Lacion, duke qenë se Inzagi nuk do që të rrezikojë dy mesfushorët, Calhanollu dhe Barela.

Dyshja zikaltër kanë ndjerë lodhje pas ndeshjes me Epolin dhe ndaj Lacios, trajneri Inzagi mund të provojë dyshen Asllani – Galjardini. Interi do të luajë pas dy javësh ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve përballë Milanit dhe për këtë, tekniku Inzagi kërkon ta ketë të plotë skuadrën.

Exit mobile version