Mafia shqiptare është kthyer në një nga grupimet kriminale më të rrezikshme në Amerikën Latine, e mbi të gjitha në Ekuador.
I ftuar në emisionin “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhi, ishte ish-prokurori Eugen Beçi zbuloi një metodë të veçantë që trafikantët përdorin për ta futur kokainën pa u zbuluar në vendin tonë.
“Shqipëria nuk është vendi ku konsumohet trafiku i drogës. Është thjesht një kanal. E kanë një siguri, kanë një përllogaritje të lëvizjeve të tyre. Këto kohët e fundit pati dhe një bum të mallrave të Amerikës latine në vendin tonë, përfitojnë dhe nga kontrollet e dobëta hyrëse në pikat kufitare.
Por trafiku i kokainës në Shqipëri është rritur. Në forma më të ndryshmet. I kthehem një rasti të çuditshëm në vitin 2014, ku droga futej nëpërmjet shisheve të verës. Në 4 shishe vere mund të kenë fshehur 4 kg kokainë. Ata e tretin aty dhe më pas e filtrojnë, e ndajnë.”- tha Beçi.

