Site icon

Ish zyrtari i FBI që u vu në prangat e policisë, ortak i një studio avokatie në Tiranë. Bleu për 1 dollar 25% të aksioneve të kompanisë

Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së i arrestuar pak ditë më parë rezulton se ishte administrator dhe ortak i një studio avokatie në Shqipëri.

Sipas News24 disponon, Charles McGonigal ka blerë për 1 dollar në Tiranë 25% të aksioneve të kompanisë LAWOFFICE & INVESTIGATION, në pronësi të Shefqet Dizdarit në 21 shkurt të vitit 2019.

Në të njëjtën ditë janë bërë aksionerë të kësaj studio avokatie po me 25% kundrejt çmimit prej 1 dollari amerikan, edhe shtetasit amerikanë Mark Thomas Rossini dhe Agron Neza.

Ky i fundit është përfshirë në hetimin amerikan ndaj ish zyrtarit të FBI si personi që i ka dhënë 225 mijë dollarë McGonigal. Në monentin që Shefqet Dizdari shiti për 3 dollarë 75% të akisoneve të kompanisë LAWOFFICE & INVESTIGATION me seli në tiranë, kjo shoqëri kishte një kapital prej 8 milion lekësh, ose rreth 80 mijë dollar.

Ndërkohë në të njëtën ditë kur u nëshkrua kontrata e shitjes së aksioneve, Charles McGonigal u zgjodh administrator i kompanisë LAWOFFICE & INVESTIGATION, e cila ka për objekt të aktivitetit shërbimet e avokatisë dhe konsulencës juridike.

Por vetëm disa muaj pasi ish zyrtari i FBI u bë aksioner dhe administrator i kompanisë në Tiranë më konkretisht në 24 tetor 2019, ai ka firmosur pezullimin e aktivitetit për një afat të pacaktuar,. Në bilancin e fundit financiar të dorëzuar në QKB me firmën e Charles McGonigal, kompania rezultonte me 416 mijë lekë humbje, ndërsa në llogaritë bankare dispononte rreth 1,5 milion lekë dhe 5,3 milion lekë të tjera janë kërkesa të arkëtueshme afatshkurtra

Exit mobile version