Kroacia fitoi sot me penallti përballë Japonisë duke siguruar çerekfinalet e turneut. Një fitore për të cilën ishte i bindur trajneri Zlatko Daliç, i cili i thuri lëvdata portierit Dominik Livakoviç i cili priti tre gjuajtje nga pika e bardhë.Ne kishim një portier fantastik. Sot ishte i jashtëzakonshëm, ai ia doli që të ndalte penalltitë në mënyrë të qëndrueshme.
Praktikuam penalltitë në stërvitje dje dhe ai bëri shumë pritje. Kur erdhi koha e penalltive sot, isha i sigurt, pasi dje ai na dha këtë lloj besimi dhe isha i sigurt që do të tregonte atë aftësi sot.
Nuk mundëm të ishim dominues, por kemi treguar forcë karakteri. Japonezët mund të na kenë nënvlerësuar, mos e bëni kurrë këtë me Kroacinë. Jemi një komb i vogël, por ne luftojmë për atë që duam”, tha Daliç pas suksesit të përfaqësueses së tij. Kërcënim indirekt edhe për Brazilin me të cilin do të ndeshet më pas ekipi ballkanas.

