Site icon

“Ishin duke pirë birra, më ngacmuan tre ushtarë poshtë shtëpisë”, historia “ulëritëse” e 19-vjeçares: Po qaja, tani shkoj te psikologu!

Një vajzë italiane, tashmë 19 vjeçe, e cila ishte viktimë e ngacmime verbale në rrugë apo në vende publike nga tre ushtarë në fillim të pranverës së vitit të kaluar, ka vendosur të bëjë publike ngjarjen duke denoncuar efektivët nga Milano, përkatësisht 23, 24 dhe 32 vjeç.

Fillimisht nuk i kam dhënë peshë fjalëve të tyre. Pastaj pasi më ngacmuan gjithë ditën, unë shpërtheva. Në fund shpërtheva në lot. U ndjeva e kërcënuar”, shprehet e reja.

Vajza ka dalë të dëshmojë përballë gjyqtarit Luigi Fuda, dhe tregoi se pasditen e 21 marsit 2021 tre të punësuarit në operacionin “Rrugët e Sigurta”, së bashku me të tjerë ndodheshin në lokalin poshtë shtëpisë së saj, në zonën e San Siros për të bërë festë dhe për të pirë birra.

Teksa dilte nga shtëpia për të nxjerrë qenin, pas episodit të parë të ngacmimit ajo kishte ndërruar edhe rrobat për të mos tërhequr më vëmendjen e ushtarëve të ulur në lokal.

Por kjo nuk ndihmoi pasi sipas saj tre ushtarët ju afruan dhe i folën me fjalë të turpshme.

19-vjeccarja madje kujtoi edhe një detaj, që është paralajmërimi i një prej ushtarëve për nënën e saj, e cila ndërhyri në mbrëmje, së bashku me vëllain dhe babanë (polic), pas episodit të fundit të ngacmimit ndaj saj.

“Më është afruar një djalë dhe prindërve të mi i tha: mos e lini të largohet vetëm nga shtëpia”, u shpreh ajo.

Mes dëshmitarëve ishte edhe nëna e të resë. Edhe ajo tregoi se sa e “frikësuar” ishte vajza e saj.

“Ajo u poshtërua dhe në fund u përlot për atë që i thanë. I ngritën nervat. Ai që erdhi tek unë, ballë për ballë, madje edhe pa maskë për të më thënë që të mos e lë më sime bijë jashtë, kishte një frymë me shije alkooli. Ushtarët e tjerë po diskutonin me bashkëshortin tim se kujt t’i shpjegonin se nuk kishin thënë asgjë të keqe”, rrëfeu nëna e vajzës së ngacmuar seksualisht.

Në fund të deponimit, gruaja duke folur në korridorin e gjykatës tha: “Duhet ta mbronin dhe përkundrazi ta terrorizonin. Tani ai ka probleme serioze, shkon dy herë në javë te psikologu, nuk mund të përqendrohet më”.

Exit mobile version