Site icon

Ishte ndeshje e shkëlqyer, Buskets: Reali na vendosi në vështirësi, por i’a dolëm të fitojmë

Që nga mbrëmë është Serxho Buskets mbreti i “Klasikeve”. Kapiteni i Barcelonës ka luajtur “klasiken” e tij numër 46 në karrierë, duke u bërë lojtari që ka luajtur më shumë përballje në histori.Ai ka lënë pas dy legjenda të dy klubeve, Lionel Mesi (Barcelona) dhe Serxho Ramos (Real Madrid). Për më shumë që “Klasikja” e rekordit ka përkuar me një fitore për kapitenin. Fitorja numër 20 për të në përballjet kundër Realit në 46 takime. Duke folur pas ndeshjes, ai është shprehur mjaft i kënaqur për suksesin e arritur në Madrid, por ka refuzuar ta quajë të mbyllur çështjen e kualifikimit.

“Ka qenë një ndeshje e shkëlqyer për ne. Kemi luajtur mjaft mirë, kemi ditur të vuajmë, por në fund kemi marrë një fitore të madhe. E dinim se Reali do të na vinte në vështirësi, ndërsa ne kishim dhe mungesa. Por ia kemi dalë. Rekordi im? Është një kënaqësi e veçantë. Kam luajtur shumë takime të tilla dhe secili prej tyre është i veçantë. Kjo ishte një fitore karakteri pas dy humbjeve në Europë dhe La Liga”, tha Buskets.

Exit mobile version