Site icon

IuteCredit, ‘lavatriçja’ e parave të pista

Një fakt tjetër, përforcon bindjen se fondi jo-bankar “IuteCredit Albania”, siç është denoncuar edhe më parë, është një agjenci mafioze, që nën maskën e aktivitetit kredi-dhenës në Shqipëri, realizon operacione pastrimi parash me bazë Estoninë, Rusinë, Indinë e Brazilin, nëpërmjet oligarkut Rus Oleg, mik i Vladimir Putin.

Konkretisht, qysh prej vitit 2006 kur u fut në Shqipëri me logon “AS IuteCredit Europe”, lejuar nga ish-minisri i Financave Ridvan Bode dhe ish-Guvernatori Ardian Fullani, kjo firmë kredi-dhënëse ka dalë me humbje në vlera 60 milionë- 120 milionë lekë.

Më 4 gusht 2014, tre estonezo-ruso-indianët Tarmo Sild, Allar Niinepu dhe Mari-Luis Sammul e regjistruan këtë fond me emrin “IuteCredit Albania”, me drejtor Akan Ajdini dhe administratore shtetasen shqiptare Bealba Mata, njëherazi menaxhere marketingu e agjencisë ajrore “Albatros”.

Pas sanksioneve anti-ruse të SHBA-BE, vetëm Rama në Shqipëri, Dodik në Bosnje e Orban në Hungari nuk e kanë bllokuar këtë aktivitet/ Drejtoria e Parandalim Pastrim Parave, duhet të verifikojnë faktin, se ky fond ka 103 mijë klientë nën 400 mijë lekë të reja, ndërsa në Bankën e Shtetit ka deklaruar 297 mijë klientë me mbi 600 mijë lekë të reja, duke bërë dosje kreditimi false; ndërsa SPAK të hetojë se nga çfarë burimesh i siguron “IuteCredit Albania”, mbi 500 milionë Euro në vit, që ua jep me fajde bizneseve të ndërtimit, agjencive turistike, fasonëve, spitaleve private, zyrave të këmbimit valutor etj.

Dhe në këtë vit e deri më 2017, ka deklaruar bilance me humbje financiare, por ka vazhduar aktivitetin në Shqipëri, duke shtuar humbjet deri në vitin 2020 me vlera mbi 140 milionë lekë, ndërsa Tatimet, Banka e Shtetit dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e kanë lejuar.

Madje Bordi i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në mbledhjen e datës 4 mars 2019 i miratoi mafies estonezo-ruse “IuteCredit Albania”, lejen për të emetuar dhe shitur Shtetit Shqiptar e bizneseve, obligacione afatgjata me shuma të mëdha e normë interesi fikse.

Mashtrimi me aktivitetin e fshehur financiar, qëndron dhe në faktin zyrtar, se “IuteCredit Albania Sh.A” është themeluar më 30 maj 2018 me firmën e shtetasit estonezo-rus Tarmo Sild.

Ndërsa Gent Sejko i Bankës së Shqipërisë, ia ka dhënë Licensën Nr. 32 më 31 Mars 2015; pra 3 vite para krijimit, ndërkohë që në Shqipëri ka hyrë e ka vepruar qysh nga marsi 2006, duke kryer aktivitet piramidal e fajde me biznese offshore, agjenci transfertash monetare e banka private.

Mjafton që Drejtoria e Parandalim Pastrim të Parave e cila varet nga kryeministri Rama dhe ministresha Delina Ibrahimaj, të verifikojnë çudinë që “IuteCredit Albania”, megjithëse del me humbje, ka të punësuar 139 punonjës, 100 nga të cilët janë me paga mujore 1000-3250 Euro.

Pa llogaritur shpërblimet nga 1 pagë mujore çdo 3 muaj e shpërblime nga 2 paga mujore në fundvit, si dhe kostot e qirasë e energjisë së zyrave, makinat, udhëtime jashtë Shqipërisë etj.

Drejtoria e Parandalim Pastrim Parave, në bashkëveprim me Anti-Krimin Ekonomik-Financiar, duhet të verifikojnë faktin, se “IuteCredit Albania” del me humbje, kur ka 103 mijë klientë kredimarrës nën 400 mijë lekë të reja, ndërsa në Bankën e Shtetit ka deklaruar 297 mijë kredimarrës me mbi 600 mijë lekë të reja, duke bërë dosje kreditimi false.

Po kështu, SPAK duhet të verifikojë, se nga çfarë burimesh brenda e jashtë Shqipërisë, i siguron “IuteCredit Albania”, mbi 500 milionë Euro në vit, që ua jep me fajde bizneseve të ndërtimit, agjencive turistike, fasonëve, spitaleve private, zyrave të këmbimit valutor etj.

Duhet hetuar, mbasi përveç bllokimit të aseteve, licencave e bizneseve të oligarkëve rusë të lidhur me Putin, aktiviteti i “IuteCredit” është bllokuar në Kosovë, Bullgari e së fundi është urdhëruar mbyllja dhe në Mali i Zi e Maqedoni.

Ndërsa në Bosnje e Hungari ku komandojnë pro-rusët anti-amerikanë Milorad Dodik e Viktor Orban dhe në Shqipëri ku komandon erdoganisti Edi Rama, ky fond “lavatriçe” i oligarkisë mafioze ruse nuk është bllokuar akoma, madje Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shteti e kanë licensuar për emëtim e shitje oligacionesh.

Kujtojmë, se vetëm në vitet 2018-2021, në Bankën e Shtetit, polici, SPAK, prokurori e deri te kryeministri, janë depozituar mbi 1000 denoncime nga qytetarë e biznese, për mashtrimet që bën “IuteCredit” duke sajuar kredi false, por nuk ka asnjë reagim. Kaq për sot.

Exit mobile version