Site icon

Jam i nderuar të përballem me Murinjon”, tekniku i Sevijas: Luajmë me qetësi në finale dhe i’a dalim

Sevija do të kërkojë fitoren sonte në mbrëmje përballë Romës në Budapest. Trajneri i spanjollëve, Hoze Luis doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku u shfaq optimist.“Ne po i afrohemi kësaj finale me qetësi. I thashë Murinjos se jam i nderuar të përballem me të. Ai ka marrë pjesë në shumë finale ndërsa për mua është e para. Por po e përgatis sikur të ishte ndonjë ndeshje e çfarëdoshme, sepse nuk dua t’i transmetoj nervozizëm lojtarëve. Ata janë të gjithë të disponueshëm dhe të gjithë mezi presin të jenë atje. Kush do të luajë në vend të Akunja-s? Të them të drejtën, ende nuk i kam idetë e qarta për këtë. Kam vetëm dy muaj e gjysmë këtu dhe gjërat po shkojnë mirë. Sa për të ardhmen, do të shikoj”,  tha ai.

Exit mobile version