Site icon

“Japim maksimumin në Superkupë”, Inzagi: Seria A? Do jetë betejë e fortë deri në fund me Juventusin dhe Milanin

Ishte në podiumin e FIFA The Best, për çmimin trajneri i vitit, ku u rendit i treti, por Simone Inzagi shijoi këtë nominim ndërsa tani e gjithë vëmendja është te Superkupa e Italisë dhe te gara për titull në Serie A.

“Është një nder i madh të isha këtu me dy trajnerë të mëdhenj si Guardiola dhe Spaleti. Është një natë e rëndësishme të cilën dua ta ndajë me të gjithë bashkëpunëtorët e mi.
Superkupa? Jemi kampion në fuqi, do të shkojmë në Riad në këtë edicion të ri. Nuk e dimë se çfarë na pret, pasi është ndryshe, nuk përballet më fituesi i Serie A me fituesin e Kupës, tani është një format i ri, por ne do të japim maksimumin.

Seria A? Kemi bërë 20 ndeshje shumë të mira, 51 pikë, por duhet të vazhdojmë kështu. Ka shumë skuadra të forta që dëshirojnë të fitojnë titullin, ashtu si Inter, pra do të jetë një betejë e fortë deri në fund me Juven edhe me Milan”, përfundoi ai.

Exit mobile version