Site icon

Jemi të dëshpëruar dhe zhgënjyer”, Mbape pas eliminimit: Bëmë maksimumin, dua të fitoj kampionatin

Sulmuesi Kilië Mbape ka mbetur i dëshpëruar pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampioneve. Parisienët u mposhtën nga Bajern Mynih me rezultatin 0-2.Ylli francez e ka komentuar eksperiencën e këtij viti në Champions, por ka folur edhe për të ardhmen e tij, teksa spekulohet se gjatë verës mund të largohet nga “Parku i Princave” në drejtim të Real Madridit.

“Një tjetër zhgënjim. Kemi humbur nga një skuadër e madhe dhe tani na mbetet kampionati, shpresojmë që ta fitojmë titullin. Bajerni ka një skuadër të ndërtuar për ta fituar Ligën e Kampioneve, derisa për ne ky ishte maksimumi, gjithçka ishte këtu. Nëse do ta rikonsideroj të ardhmen time? Jo, jo… jam i qetë, e vetmja gjë që çon peshë për mua në këtë sezon është që ta fitojmë kampionatin dhe më pas të shohim. Jemi të dëshpëruar dhe të mërzitur, por duhet ta ndërrojmë faqen, duhet të mendojmë në gjëra të tjera”, deklaroi Mbape në zonën miks.

Exit mobile version