Gjyakata e Lartë i ka thënë jo planit të kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe ish-sekretares së Brendshme Suella Braverman, për të dërguar emigrantët e paligjshëm në Ruanda.Gjyqtarët në gjykatën më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar mbështetën njëzëri një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Lartë mbi legjislacionin e shpallur 18 muaj më parë për të dërguar azilkërkuesit që mbërrijnë në Britani me gomone, duke kërkuar azil.Në një përmbledhje të vendimit, Presidenti i Gjykatës së Lartë Lordi Reed tha se ekziston rreziku i kthimit të azilkërkuesve nga Ruanda në vendin e origjinës, nga ku ata janë larguar.
Para shkarkimit, Braverman e kishte cilësuar këtë si zgjidhjen e vetme të qeverisë për të përballuar fluksin gjithmonë e në rritje të emigrantëve të plaigjshëm drejt Britanisë. Nga ana tjetër, ky vendim pritet të minojë më tepër pozitat e kryeministrit Sunak, pasi do të ringjallë kërkesat e të djathtëve konservatorë për t’u larguar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kujtojmë se ky vendim vjen vetëm dy ditë pas shkarkimit të Braverman nga posti i sekretares së Brendshme dhe riorganizimit të qeverisë britnaike me disa emra të rinj.