Site icon

Jo vetëm para në dorë, një tjetër kërkesë e Rafael Leaos turbullon Milanin

Milani ka mbërritur në një vendnumëro me Rafel Leaon, të cilin po mundohet që ta lidhë më një kontratë të re afatgjatë, deri në vitin 2027. Interesimi i madh për portugezin ka bërë që kuqezinjtë të nguten për një firmë, por për momentin, nuk duan që të zgjidhin gjërat me përfaqësuesin e tij, babain e lojtarit apo me Horge Mendez, i cili është bërë pjesë e negociatave.Sipas “TMW”, dy janë problemet kryesore që nuk ccojnë të firma. E para është që Milani nuk pranon të paguajë një shumë fikse në momentin e firmës, në mënyrë që Leao të paguajë detyrimin prej 16,5 milionë eurosh që i ka Sporting Lisbonës. Leao mendonte se do të merrte një ndihmë ekonomike të rëndësishme për të përballuar detyrimin e tij, por Milani i ka bërë të qartë se çdo shumë që do të marrë do të jetë e lidhur me premio dhe bonuse, që do të thotë se do të dyfishohen nga taksat, ndaj klubi nuk do të përballojë shpenzime të tjera ekstra.

Pastaj është edhe problemi i klauzolës, e cila hyn në fuqi vetëm në ditët e para të korrikut dhe është 150 milionë euro. Leao kërkon që ajo të ulet deri në 80 milion euro, për të bërë të mundur që të gjejë më lehtësisht një blerës të ri nga i cili të sigurojë më pas paratë që i duhen për të shlyer Sportingun. Por Milani është kundër dhe për më tepër, mendon që duhet hequr plotësisht, në mënyrë që çdo negociatë për një shitje të mundshme të bëhet pa limite.

Këto mbajnë peng marrëveshjen mes palëve dhe kanë shtyrë rinovimin që tifozët e Milanit presin me padurim, por që në kushtet aktuale nuk duket se do të realizohet.

Exit mobile version